KQZ vendos përfundimisht për Tom Doshin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.

Sipas kreu të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Doshi nuk ka asnjë mandat deputeti dhe nuk ka asnjë mundësi që ta fitojë atë në të ardhmen, kështu që është një çështje që është jashtë sferës së dekriminalizimit.

'Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit.

Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë.

E mbyll procedurën pa vendim’, është shprehur Ilirjan Celibashi në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme.