Hidhini një sy vilës së rezidencës Drake me vlerë 65 milionë dollarë

Vila e pushimit e quajtur Elements, në të cilën qëndron shpesh reperi Drake, kap vlerën e 65 milionë dollarëve.

Është rinovuar plotësisht gjashtë vjet më parë. 

Ne oborr ndodhet nje ulli 150 vjecar i ardhur ekskluzivisht nga Italia. 

Ka shtatë dhoma gjumi dhe çdo mysafir mund të përdorë dy banja. Shumica e dhomave janë të dekoruara me mermer.

Mobiljet janë punuar nga marka luksoze italiane Minotti. 

Ka pajisje elektroshtëpiake Gaggenau në kuzhinën kryesore. 

Edhe pse Drake dihet se i pëlqen pronat e shtrenjta të patundshme, burime të paidentifikuara i thanë revistës Dirt se ai ende planifikon të pushojë këtu dhe se nuk është i interesuar të blejë.

Ekziston edhe një kinema në shtëpi ku hyhet përmes një shkalle spirale. 

Arkitektët thonë se dekorimi i dhomës kryesore të ndenjes është frymëzuar nga çelësat e pianos. 

Ka një xhakuzi në tarracë. Vila është shitur për herë të fundit në vitin 2014 për 15 milionë dollarë. 

Natyrisht, vlera e saj është rritur ndërkohë.