Italia ofron dozën përforcues për moshat mbi 40 vjeç mes valës së 4-të të virusit

Italia po zgjeron numrin e njerëzve që kualifikohen për një vaksinë përforcuese, ndërsa vala e 4-të e pandemisë COVID-19 po përfshin Evropën.

Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza u tha ligjvënësve në Dhomën e Deputetëve të mërkurën se kushdo mbi 40 vjeç e lart mund të marrë vaksinën përforcuese duke filluar nga 1 dhjetori.

Italia ka ofruar tashmë përforcues për ata në moshat mbi 60 vjeç e lart që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës të paktën gjashtë muaj më parë.

Vendi nuk është goditur aq fort në valën e fundit të pandemisë së koronavirusit sa disa vende në veri, si Austria dhe Gjermania e disa vende në Evropën Lindore.

Autoritetet italiane po përpiqen ta frenojnë në këtë mënyrë. Ekspertët vlerësojnë në masë të madhe shkallën e vaksinimit të Italisë. Pothuajse 84% e atyre nga 12 vjeç e lart dhe të kualifikuar për injeksionet janë plotësisht të vaksinuar.

Që nga fillimi i pandemisë, Italia gjithashtu ka kërkuar që maskat të mbahen në ambiente të mbyllura në vende si supermarkete, kinema, kisha dhe në tranzit masiv.

Masa të tjera anti-pandemike përfshijnë kërkesën që fillon këtë vjeshtë për të ashtuquajturën Pasaportën e Gjelbër të vaksinimit, rikuperimin nga COVID-19 ose një test me rezultat negativ për të shkuar nëpër vendet e punës. Deri tani çertifikimi kërkohej për të hyrë brenda në restorante dhe lokale, palestra, muzeume dhe teatro.