Robert Lewandowski zbulon problemet që ka tek Bayern Munich

Pjesë e Bayern Munich që nga vera e vitit 2014, Robert Lewandowski po shkëlqen në fushë dhe kjo vërehet nga statistikat e tij: 13 gola në 11 ndeshje të Bundesligës për të këtë sezon.

Në ekipin e Julian Nagelsmann, sulmuesi 33 vjeçar është më pak “perandorak” se dy sezonet e fundit, por megjithatë, niveli i performancës së tij ka qenë i lartë. Në një konferencë shtyp të mbajtur së fundmi gjatë grumbullimit me kombëtaren polake, Lewa shpjegoi situatën e tij tek bavarezët:“Te Bayern, kohët e fundit nuk ka qenë e lehtë për mua të gjej mundësi shënimi apo një vend në fushë.

Kur luan me gjashtë lojtarë sulmues dhe kundërshtarët janë shumë mbrojtës, nuk është gjë e lehtë për një sulmues. Në ndeshjet e fundit, m'u desh pak kohë për të gjetur një vend dhe për të rimarrë topin. Edhe kur e marr, është sërish e vështirë të depërtosh në zonë."

Me rikthimin në formë të Serge Gnabry, Leroy Sane dhe Kingsley Coman, por edhe një lojë e re për t'u zbuluar që nga ardhja e Julian Nagelsmann, Robert Lewandowski është pak më pak i kërkuar se më parë edhe pse ka një nivel të të performancës: “Kishte ndeshje ku nuk kapja topa në 20 minutat e para, më duhej të luftoja për ta marrë. Sigurisht, ju krijoni mundësi herët a vonë, por nuk e kam të lehtë këtë. Edhe për mua ndonjëherë është e vështirë, edhe pse e di që kam nevojë për durim.”

Edhe pse me vështirësi, Robert Lewandowski mbetet në top formë dhe me siguri do t'i duhet vetëm pak kohë që të përshtatet plotësisht me sistemin e vendosur nga Julian Nagelsmann.