Gjermania regjistron 50 mijë raste me COVID brenda një dite, një rritje 'dramatike’ e virusit

Gjermania ka regjistruar më shumë se 50,000 raste me koronavirus në një ditë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Institutit të Mbikëqyrjes Shëndetësore Robert Koch, ka pasur 50,196 raste shtesë me COVID në 24 orët e fundit, me 235 vdekje.

Gjermania është në mesin e një numri vendesh evropiane që përballen me një rritje të re të rasteve dhe ka regjistruar numër rekord të infeksioneve gjatë ditëve të fundit.

Kancelarja në largim Angela Merkel e quajti të mërkurën rigjallërimin e infeksioneve në vend "dramatike", veçanërisht të dukshme që nga tetori.

“Pandemia po përhapet sërish në mënyrë dramatike”, tha zëdhënësi i saj, duke u bërë thirrje autoriteteve shëndetësore rajonale të marrin masa të mëtejshme për të përmirësuar situatën.