Agjencia amerikane ofron 1000 dollarë për të parë 10 orë filma dhe seriale të Betty White

Agjencia amerikane Choice Mutual ka vendosur të nisë një lojë shpërblyese me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së aktores legjendare Betty White. 

Vetëm qytetarët amerikanë mund të aplikojnë dhe për 10 orë shikim filmash dhe serialesh aktorja e madhe do të marrë 1000 dollarë.

Legjenda Betty do të festojë ditëlindjen e saj të 100-të më 17 janar 2022 dhe për nder të karrierës së saj 80-vjeçare, fansat e saj më të mëdhenj mund të jenë pjesë e një loje speciale.

"Betty vazhdon të na frymëzojë që të përpiqemi gjithmonë për atë që duam, pavarësisht nga mosha. Për nder të ditëlindjes së saj të 100-të, ne do t'i paguajmë një fanseje me fat 1000 dollarë për të parë filmat dhe serialet më të mira të bëra nga Betty White për dhjetë orë." 

Ata shtojnë se fansja e përzgjedhur do të duhet të shikojë 10 orë seriale/filma brenda 24 orëve dhe se të gjithë eksperiencën do ta ndajë në rrjetet sociale për të festuar këtë ditë të rëndësishme me fansat e tjerë.

Aplikimi është i hapur deri më 22 nëntor dhe të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë një video përmes së cilës do të shpjegojnë pse duhet të marrin këtë çmim të vyer.