Dhjetë sportistët më të pasur në botë: Jordan pa konkurrent, Ronaldo kryeson futbollistët

Faqja e njohur e biznesit sportiv “Sportico” ka publikuar listën e sportistëve më të pasur në botë për vitin 2021 dhe basketbollisti legjendar i NBA, Michael Jordan është ende i pakonkurueshëm.

Midis yjeve aktualë dhe ish-ve të futbollit dhe basketbollit, boksierëve, pilotëve të Formula 1 dhe sportistëve të tjerë të famshëm, Michael Jordan është më i pasuri, teksa pasuria e tij vlerësohet në 2.62 miliardë dollarë.

Në vendin e dytë, gjysmë miliardë pas tij është lojtari më i mirë i golfit të epokës moderne, Tiger Woods. Podiumi plotësohet nga një tjetër nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Arnold Palmer.

I pari ndër futbollistët në listë është Cristiano Ronaldo, me pasuri prej 1.24 miliardë dollarësh. Ai pasohet nga Floyd Mayweather, Lebron James dhe Leo Messi.

Lista e dhjetë sportistëve më të pasur në botë:

1/Michael Jordan: 2.62 miliardë dollarë

2/ Tiger Woods: 2.1 miliardë dollarë

3/ Arnold Palmer: 1.5 miliardë dollarë

4/ Jack Nicklaus: 1.38 miliardë dollarë

5/ Cristiano Ronaldo: 1.24 miliardë dollarë

6/ Floyd Mayweather Jr.: 1.2 miliardë dollarë

7/ LeBron James: 1.17 miliardë dollarë

8/ Lionel Messi: 1.14 miliardë dollarë

9/ Michael Schumacher: 1.13 miliardë dollarë

10/ Roger Federer: 1.12 miliardë dollarë

Lista bazohet në fitimet e sportistëve nga kontratat e tyre, duke përfshirë sponsorizimet, partneritetet dhe të ardhurat nga tregtimi i mallrave kryesisht përmes faqeve të tyre.