Nesër vjen bashkëpunimi i shumëpritur, Don Xhoni ka diçka për të thënë

Bashkëpunimet mes repereve femra me meshkuj po bëhen shumë të zakonshme dhe publiku i pëlqen gjithmonë

Dy yje nesër (e enjte) në mesnatë do të sjellin projektin e ri.

Bëhet fjalë për reperët e njohur, Don Xhoni dhe Loredana Zefi, të cilët për herë të parë kanë bashkuar forcat në një këngë të re.

Derisa po vazhdojnë të bëjnë paralajmërimin e këtij projekti, dyshja besojnë se do të jenë trend e në qendër të vëmendjes.

Së fundmi ka qenë artisti nga Drenica ai i cili ka bërë një tjetër shkrim në InstaStory.

"Nesër 23:59. Nc nc nc marre po më vjen çfarë do të ju bëjmë”, ka shkruar ai.

Kjo duket se mezi po pritet edhe nga fansat, reagimet e të cilëve kanë qenë të shumta duke thënë se do jetë ‘një hit’.