Makina përplaset me mjetin e policisë, plagoset punonjësi

Një aksident tjetër është regjistruar këtë mëngjes në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Njoftimi:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit të Patokut,  automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.