Hulku iranian i 'tregon dhëmbët' njeriut më të frikshëm në botë, ai përkul tigane, thyen kocka

Beteja më mbresëlënëse në botë është planifikuar më 2 prill 2022.

Në këtë beteje do të përballën njeriu më i frikshëm në botë Martyn Ford dhe Sajad Gharibi ose siç njihet ndryshe Hulku iranian.

Nga pseudonimet që kanë që të dy kuptohet lehtësisht se sa tronditës do të jetë spektakli.

I pari është një aktor dhe bodybuilder britanik ndërsa i dyti merret me peshëngritje.

Të dy janë mjaft të njohur në rrjete sociale ku britaniku ka 3.1 milion ndjekës ndërsa iraniani me 580.000.

Por së fundmi Hulku iranian ka publikuar video nga përgatitja e tij për ndeshjen dhe nga ajo që shihet në video duket se britanikun e pret një ndeshje e vështirë.

Në një video Hulku shihet duke përkulur tigan ndërsa në një tjetër duke thyer kocka me grushta.

Ndërkohë që ai që gjuan me grushta dhe një mur duke e shkatërruar atë.