Ana dhe Mikela puthen në buzë, djemtë çohen për të lënë studion

Një puthje në buzë në prapaskenë mes Anës dhe Mikelës ka sjellë situatë të çuditshme në "Përputhen" ditën e djeshme.

Vajzat janë puthur pas lojës në grup mes djemve dhe vajzave.

Kur janë pyetur në studio, Ana ka thënë se më shumë ka shance që të dilte me Mikelën në takim se sa me një pjesë të djemve në panel.

 “Unë e dashuroj figurën e femrës dhe Mikela është një vajzë që i përmbush të gjitha, si nga karakteri, si nga pamja. Më shumë shanse ka që të dal me Mikelën se sa shumicën nga çunat. Mua më pëlqejnë meshkujt”, tha Ana.