VIDEO lajm/ Aksidenti fatal me dy të vdekur tek '21 Dhjetori', shikoni si janë copëtuar makinat

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm,  në kryeqytet.

Mësohet se 2 makina janë përplasur në kryqëzimin e '21 Dhjetorit'.

Makina me shofer shtetasin E.D 30 vjeç është përplasur me mjetin e shtetasit L.C.

Policia e Tiranës ka identifikuar emrat e dy viktimave që humbën jetën në një përplasje fatale tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit pas mesnate. Ata janë Luan Cenollari dhe Ali Bejo.

Shikoni pamjet nga vendi i ngjarjes. Gjendja e makinave tregon se sa e fortë ka qenë përplasja.