Greqi/ Mashtrimi më i madh në rajon, si i morën 760 mijë euro nga banka, biznesmenes

Një grua biznesmene në shtetin fqinj Greqi ka rënë viktimë e një mashtrimi të madhë.

Sipas mediave greke mashtrimi është i ri dhe më e madhja në rajon.

Biznesmenia dhe bashkëshorti i saj kanë parë të dalin nga llogaria e tyre 750 mijë euro vetëm pas dy urdhërave të transfertave.

 Mashtruesit i kanë rrëmbyer shumën e madhe nga një llogari që ajo mbante në një bankë të huaj.

Ata fillimisht vodhën të dhënat e saj të emailit dhe bënë një kopje të adresës së saj të e-mail. 

Më pas ata dërguan dy urdhra për transferimin e parave (450,000 dhe 300,000 euro) në një llogari tjetër.

Dyshimet e para për rastin e mashtrimit i kanë ardhur biznesmenes, nga urdhri i tretë i dhënë për transferim parash, në vlerë prej 360 mijë euro. 

Banka e kuptoi që diçka nuk shkonte dhe kontaktoi biznesmenen e cila theksoi se nuk kishte dhënë asnjë urdhër për transferimin e parave. 

Menjëherë janë njoftuar autoritetet policore dhe dosja përkatëse është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve Kibernetike.