Pyeti ndjekësit nëse duhet t'i shesë aksionet e tij, ja çfarë vendosi shefi i Tesla-s pas sondazhit

Shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk ka shitur rreth 5 miliardë dollarë aksione.

Kjo vjen disa ditë pasi ai pyeti 63 milion ndjekësit e tij në Twitter nëse ai duhet t'i shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla.

Aksionet e kompanisë ranë me rreth 16% në dy ditët pasi sondazhi doli në favor të shitjes së aksioneve të tij.

Tesla është prodhuesi më i madh i makinave në botë me një vlerësin në bursë prej më shumë se 1 trilion dollarë.

Dokumentet treguan se shitja e rreth një të pestës së aksioneve ishte bërë në bazë të një plani tregtimi të paracaktuar të krijuar në shtator, shumë përpara postimeve të Musk në mediat sociale në fundjavë për shitjen e disa prej aksioneve të tij.

Megjithatë, regjistrimet rregullatore treguan gjithashtu se shitja e pjesës së mbetur të aksioneve nuk ishte planifikuar.

Të shtunën, Musk postoi një sondazh në Twitter duke u kërkuar ndjekësve të tij të votojnë nëse ai duhet të shesë një pjesë të aksioneve të tij në Tesla.Lexo këtu

Kjo është shitja e tij e parë e aksioneve që nga viti 2016, kur ai ushtroi për herë të fundit opsionet e aksioneve. 

Në atë kohë ai shiti gjithashtu disa nga aksionet për të mbuluar një faturë tatimore mbi të ardhurat prej afro 600 milionë dollarë.

Musk është personi më i pasur në botë, me një pasuri personale që vlerësohet të jetë më shumë se 280 miliardë dollarë.