Tiranë: Aksident i rëndë me dy të vdekur tek '21 Dhjetori'

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur pas mesnate tek kryqëzimi i "21 Dhjetorit" në Tiranë. Drejtuesi i një automjeti L.C. dhe një pasagjer A. B. 69 vjeç, kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë tjetër.

Policia e Tiranës njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 3:20. " Në kryqëzimin e "21 Dhjetorit" janë përfshirë në një aksident, mjeti me drejtues E.D, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë L.C dhe njëri nga pasagjerët, A.B, 69 vjeç.  Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit."