Berisha 'shkërmoq' Gazment Bardhin: Anëtarësia foli, shko dhe verifikoji firmat

Pas deklaratave të Gazment Bardhit se foltorja nuk ka arritur ¼ e delegatëve, ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar demokratët, duke hedhur poshtë këto deklarata.

‘Asambleja kur nuk mblidhet nga përfaqësia mblidhet nga anëtarësia’, u shpreh Berisha gjatë ndërhyrjes së tij në emisionin ‘Opinion’, duke theksuar se është njësoj sikur të ‘vendos gjykata e lartë e hedh poshtë gjykata e faktit’.  

Gjithashtu Berisha ka ftuar televizionet dhe gazetarët që të shkojnë pranë zyrave të Edi Palokës dhe ti verifikojnë një më një.

Berisha: Ka një statut i cili përcakton se kush mbledh kuvendin! Në rastin kur Kuvendin e mbledh anëtarësia, përfaqsia ëshë pjesë e anëtarësisë.

I vetmi problem ngelet verifikimi i firmave. Duke filluar nga TV Klan, nga panelistët që janë aty, kanë mundësinë ti verifikojnë një më një secilën

Të shkojë zoti Bardhi dhe ti verifikojë si të dojë. Vendimarrja është e atyre burrave dhe grave që kanë firmosur për të drjetuar të ardhmen e tyre.

Kuvendi në 11 dhjetor do mlidhet me transparencë të plotë. Ata që kanë firmsoiur do pajisen me mandat votimi në Kuvend.

Kur flet anëtarësia , përfaqësia është vetëm anëtarësi

Pluralizmi përcaktohet me votë. Pakica ka një të drejtë të pamohueshme të marrë pjesë në Kuvend të bëjë parashtrime dhe të verifikojë çdo mandat me listat me të cilat u mblodh Kuvendi i kaluar. Ta harrojë kush se kur flet anëtarësia, zgjedh dhe përfaqësinë.

Fevziu: Nëse kryesia e PD nuk e njeh vendimi dhe e çon në gjykatë çfarë ndodh?

Berisha: Është njësoj sikur të vendos gjykata e lartë e hedh poshtë gjykata e faktit. 

Nuk ka në qoftë se, Kuvendi nuk ankimohet kurrë në asnjë institucion. Pakica ka të drejtë të verifikojë çdo gjë. Çdo anëtar i PD ka të drejtë të kërkojë transparencë nga Edi Paloka. Vetëm numri ID nuk duhet të nxirret. Po të lexosh formularin ka objektin se përse mblidhet ky Kuvend dhe në bazë të atij objekti do vijohet. ¼ ka të drejtë ti paraqesë Kuvendit çdo ndryshim statusor dhe ska asnjë detyrim ti kthehet Jemi në kushtet kur përfaqësia kthehet në anëtarësi dhe aty vendos anëtarësia.

Janë edhe 600 formularë në përpunim e sipër.