‘4200 formularë në zyrë’, Paloka: Akti i parë, verifikimi i firmave! Ftoj median dhe funksionar të PD

Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka konfirmuar edhe njëherë tjetër se 4200 formularë janë dorëzuar në zyrën e tij në selinë e PD.

Gjatë një ndërhyrje në emisionin ‘Opinion’, Paloka ritheksoi se akti i parë që bëhet kur mblidhet Kuvendi Kombëtar është ngritja e komisionit për verifikimin e firmave në formularët e 4200 gelegatëve demokratë.

Gjithashtu Paloka ka ftuar çdo funksionar të PD madje edhe mediat të jenë të pranishëm për të verifikuar firmat në formularët e delegatëve.

Paloka: Akti i parë që bëhet kur mblidhet Kuvendi Kombëtar është ngritja e komisionit për verifikimimin e firmave dhe formularëve të 4200 delegatëve.

Për ti kthyer përgjigje të interesuarve, nëse del që nuk bëhet numri i duhur, Kuvendi nuk vazhdon punën.

Të jeni të bindur që nuk janë mbledhur kurrë të gjithë delegatët rreth 7600 delegatë, por verifikimi i delegatëve bëhet në Kuvend dhe po të kujtojmë as gjysma e tyre nuk janë mbledhur ndonjëherë, por më shumë se 1000 delegatë nuk ndodhen fare në vend pasi janë larguar jashtë.

Kush të dojë të vijë në Kuvend madje edhe mediat dhe çdo funksionar i PD, ka të drejtën të vijë dhe ti shohë.