‘Foltorja’ e Berishës/ Këlliçi: I vetmi instrument për një ndryshim dhe një PD shumë të fortë

Deputeti demokrat dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi u shpreh se për kuvendin demokrat do të jetë në dorë të anëtarësisë vendimi si organi më i lartë në parti, me një anëtar një votë.

Në një intervistë për RTV Ora, Këlliçi tha se foltorja është i vetmi instrument për një ndryshim në PD, më gjithë masakrën zgjedhore dhe humbjet që kishte PD-ja.

Këlliçi: Do të jetë në dorë të anëtarësisë vendimi si organi më i lartë në parti, me një anëtar një votë. Të gjitha opsionet janë të hapura në tavolinë, duke kaluar nga pozicioni i kreu të PD-së, deri te kryeministri. Yuri Kim nga an tjetër ka thënë se njoh Bashën që ka dalë si kryetar partie nga një proces i rregull dhe se nuk mund të pijë kafe me një person non grata. Ne në PD kërkojmë një proces të rregull në PD-në. Në asnjë moment ambasada amerikane nuk ka ndryshuar qëndrim edhe kur e kanë shpallur non grata, po ashtu dhe Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim.

Pse unë mendoj se duhet foltorja? Sepse më duket si i vetmi instrument për një ndryshim në PD, më gjithë masakrën zgjedhore dhe humbjet që kishte PD-ja. Ndërkohë ne ditën e nesërme do të çelim me rregullore dhe status zgjedhjet në FRPD. Ndërkohë, nga zgjedhjet ka pasur nevojë për një moment diskutimi. Këtë e krijuar Foltorja që u ka dhënë zë të gjithë demokratëve që të marrin mikrofonin dhe të flasin. Kjo gjë ka energjizuar shumë njerëz brenda PD-së. Unë Foltoren e shoh si një instrument të vetëm për bërë një ndryshim dhe një PD shumë të fortë.

Deputeti Këlliçi shtoi se demokratët bëjnë gabim që ndahen në të Bashës dhe Berishës, pasi partia duhet të jetë e bashkuar.

Këlliçi: Demokratët bëjnë gabim që ndahen në të Bashës dhe Berishës. PD duhet të jetë e bashkuar. Problemi më i madh është ndarje në dy kampe. Unë të dielën vajta te Foltorja e Berishës, por kjo nuk më bën berishist sepse ai është kritikuar aty. Është e vërtetë se deri në 25 prill kam kërkuar votë për Bashën si kryeministër, por kjo nuk më bën bashist. Mua më intereson një hapësirë lirie ku demokratët thonë mendimin e tyre. Mua kjo më intereson.