Ristani: Kuvend i pazakontë! Statuti nuk ia njeh askujt të drejtën për firmat, të dhënat ruhen

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD Arben Ristani, ka hedhur poshtë deklaratat e Gazmend Bardhit, lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit.

Në emisionin ‘Opinion’, Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaroi se ky Kuvend nuk po mblidhet në kushte normale dhe se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Jemin Gjana.

Ristani: Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edh verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin beixhe në kuvend.