Shano: Brukseli nuk ka problem me shqiptarët, Europa probleme me qeverinë e Ramës

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano, në një intervistë në emisionin Këndi i Pano Sokos në Syri Tv, foli për situatën politike në vend.

Shano thekson se Brukseli nuk ka asnjë problem me shqiptarët, duke shtuar se Europa ka probleme me qeverinë e Ramës.

“Brukseli nuk ka asnjë problem me shqiptarët, sepse 2 milionë shqiptarë jetojnë në Europë. Kjo tregon se Europa nuk ka problem fare me shqiptarët, i pranon. Italianët kishin artikull përpara ca kohësh, duke thënë se “ku përfunduan shqiptarët”, që do të thotë nuk janë më aq shumë në kronikat e zeza. Europa ka probleme me qeverinë e Ramës.

Kjo qeveri po ka nevojë gjithmonë e më shpesh për borxhe. Nuk ka asnjë sukses në marrjen borxh. Borxhet shkojnë për PPP, shumë prej të cilave janë kriminale”, u shpreh Shano.