VIDEO/ Gazment Bardhi pranon Kuvendin: 1/4 e delegatëve e mbledhin, por nuk i kemi parë

Lulzim Basha pranoi sot përmes Gazment Bardhit se Kuvendi Kombëtar mblidhet me kërkesë të 1/4 të delegatëve të tij. 

Sekretari i Përgjithshëm i PD tha se Berisha ka dështuar të mbledhë 1/4 e firmave që do të vinin në lëvizje institucionet për thirrjen dhe organizimin e forumit më të madh vendimmarrmës.  

"Nuk vendos unë nëse mblidhet apo jo Kuvendi Kombëtar. Janë institucionet e partisë që vendosin. Boll më me blof, sot u bë e qartë që z.Berisha nuk ka arritur të mbledhë 1/4 e firmave që të na jepte mundësinë mua dhe institucioneve për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ne kemi lindur si parti e lirë, por nuk mund të tallesh me demokratët. Të thuash kam mbledhur 110% të firmave, dhe kur vjen dita për t'i dorëzuar, thua i kam sekret dhe i mbyll demokratët në kasafortë", u shpreh Bardhi. 

Bardhi tha se Berisha ka shkelur nenin 47 të statutit që sipas tij përcakton se ku dorëzohen firmat. Bardhi tha se firmat duhet të ishin dorëzuar në zyrën e tij, pasi ia njeh statuti këtë të drejtë dhe jo në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.  

Gazment Bardhi: Pas 30 vitesh në PD, Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat si funksion PD dhe si mblidhen organet. Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me statutin e PD, me funksionimin demokratik të PD. U provua qartësisht në sytë e opinonit, që gjatë gjithë kësaj priudhe Berisha ka luajtur një blof të madh me demokratët. Ai nuk ka mbledhur 1/4 e firmave. Nëse do t'i kishte mbledhur 1/4 ai e di mjaft mirë procedurën se ku dorëzohen dhe si është procesi për thirrjen e Kuvendit, Kjo që pamë sot është një tallje e madhe me demokratët dhe me sakrificën e tyre. PD është një institucion, funksionon mbi bazën e statutit të PD, ka rregullat e qarta si mblidhen institucionet e partisë. Është fyerje e rëndë për çdo demokrat të pretendohet se mbahen sekret anëtarët e Kuvendt. T'u thuash se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet e PD. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të PD, mbledhjen dhe institucionet e forumet, do të duhet të ndjekë procedurën sipas statutit. Sali Berisha e di edhe më mirë se sa një demokrat i thjeshtë procedurën. Nëse do t'i kishte firmat nuk do të luante blofin. Para një muaji tha kam 80% të firmave, pastaj 90%, pastaj 110%, para një jave 70% dhe sot thanë 60%. Kjo tregon që ka qenë një blof dhe nuk është arriutur mbledhja e 1/4 e firmave për të vënë në lëvizje procedurën statutore për të mbledhur Kuvendin Kombëtar", u shpreh Bardhi.

Pyetjet nga gazetarët

Pyetje: Do ta njihni Kuvendin? 
Gazment Bardhi:
Nuk ka Kuvend. 

Pyetje: Do t’i verifikoni këto firma?
Gazment Bardhi:
Po ku do t’i verifikojmë? Ku mund t’i verifikojë? Sekretari i Përgjithshëm i partisë është institucioni që ka për detyrë të merret me organizimin e partisë dhe me funksionimin demokratik. 

Pyetje: Në gjykimin tuaj si e parashikon statuti?
Gazment Bardhi:
Nuk është në gjykimin tim. Ju jeni përfaqësues të medias. keni ndjekur dhjetëra dhe qindra Kuvende Kombëtare të Partisë të Demokratike të organizuara edhe nga vetë Sali Berisha kur ka qenë kryetari dhe e dini se si është proceduar, se si verifikohen mandatet. Aq më tepër kur ka një procedurë ku pretendohet se vihet nga ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kuvendi Kombëtar ka më shumë se 7600 anëtarë të tij dhe do të duhet që për të nisur procedurën e mbledhjes së Kuvendit të firmosin ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar. Më pas vijon procesi në të gjitha institucionet deri në thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Prandaj edhe statuti ka parashikuar një muaj kohë nga momenti i marrjes Së vendimit për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar sepse ka procedura mbledhja e Kuvendit Kombëtar i Partisë Demokratike. Dhe procedurat nuk realizohen dot duke i mbajtur të dhënat e anëtareve te Kuvendit  mbyllur në kasafortë. Nuk mbyllen demokratët në kasafortë. As vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë.

Pyetje: Nëse ato firma që u depozituan sot në kasafortë...
Gazmend Bardhi:
Institucionet e partisë dhe Partia Demokratike nuk vepron me nëse. Edhe një herë ripërsëris, nëse ¼ e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar kërkojnë thirrjen e Kuvendit Kombëtarë do të duhet të depozitohet kërkesa atyre, në inastitucionet dhe organet statutore të Partisë Demokratike. 

Pyetje: Nuk është Këshilli Kombëtar Kuvend statutor?
Gazmend Bardhi:
Ju e dini, Sali Berisha e di, Këshilli Kombëtar nuk ka asnjë lidhje, aq më tepër kryetari i Këshillit Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me këtë procedurë. 

Pyetje: Zoti Berisha tha se firmat do të shkojnë në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar për shkak se zoti Basha nuk ka bërë asnjë mbledhje, pra nuk është konstituar Kryesia e Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi:
Kryesia e Partisë Demokratike është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar në mbledhjen e datës 30 gusht 2021. Anëtarët e Kryesisë dhe Kryesia janë funksional, organizimi i partisë është i qartë përgjegjësi e kujt është sipas statutit të partisë dhe nuk mundet që për hallet personale të Sali Berishës, të shpikim një statut të ri. Partia Demokratike ka statutin e saj, është publik, ju ftoj ta konsultoni. Po nuk është problemi të konsultimit të statutit të partisë, sepse Sali Berisha e njeh shumë mirë statutin e Partisë Demokratike dhe e di që ajo që është propozuar sot nuk ka asnjë lidhje me funksionimin, me statutin, me rregullat e funksionimit të Partisë Demokratike. Unë mbledh firmat vet, i verifikoj vet, i thërras vet, i ngre organet vet, votoj vet dhe numëroj vet, na kujton kohën e atij që demokratët para 30 vitesh u ngritën dhe e rrëzuan. Partia Demokratike është një institucion ligjor, funksionon me rregulla të shkruara dhe është fatkeqësi e madhe që zoti Berisha e nisi këtë lëvizje me motivin për të demokratizuar Partinë Demokratike dhe po e mbyll me deklaratën e sotme, si një deklaratë dhe nevojë për pushtet personal. Demokratët janë të qartë që e gjithë tollovia e krijuar gjatë këtyre dy muajve, për fat të keq, rezultoi një blof, i ka shfokusuar ata në mënyrën më absurde të mundshme nga beteja e vetme që ka Partia Demokratike dhe çdo demokrat sot; që është beteja me regjimin e Edi Ramës dhe që secili prej nesh që i thotë vetes demokrat në radhë të parë, po edhe shqiptar mbi të gjitha, do të duhet të jetë i përqendruar në betejën me Edi Ramën dhe jo në betejën për pushtet personal apo për halle dhe interesa personale. Demokratët kanë mjaft halle.

Pyetje: Cilën pikë të Statutit ka shkelur zoti Berisha, duke qenë se e njihni?
Gazment Bardhi:
Zoti Berisha ka shkelur nenin 47 të Statutit, që përcakton se është Sekretari i Përgjithshëm përgjegjës për organizimin e partisë. Ju e dini mjaft mirë këtë sepse televizioni juaj ka një muaj që i thotë opinionit publik që firmat do të jenë transparente, do të shkojnë te Sekretariati i partisë, te organet e partisë, të cilat mund t’i verifikojnë dhe do të verifikojnë çdo emër dhe sot papritur na u deklarua: “Anëtarët e Kuvendit të Partisë Demokratike do t’i mbyllim në kasafortë, do t’i mbajmë sekret nga institucionet e partisë dhe do t’i verifikoj unë vetë, kur ta gjykoj unë.” Kjo është shkelje shumë e rëndë e Statutit. Së pari, njëherë, unë nuk bëj çfarë thotë zoti Berisha, unë bëj çfarë thotë Statuti i Partisë Demokratike. Statuti i Partisë Demokratike parashikon një procedurë shumë të qartë se si mblidhet Kuvendi Kombëtar. Kërkon vendim të Kryesisë së partisë, që cakton rendin e ditës, orën dhe vendin e mbledhjes nuk e cakton Sali Berisha, askush tjetër, as Lulzim Basha madje, e cakton Kryesia e Partisë Demokratike, sekretari i përgjithshëm. 

Pyetje: Ju nuk e keni mbledhur asnjëherë kryesinë...
Gazment Bardhi:
Do ta mbledhim pra, do ta mbledhim patjetër. Sa herë të ketë një çështje për diskutim nga kryesia e partisë, do të mblidhet kryesia e partisë. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë, kjo ishte një mundësi shumë e mirë, që të mblidhej.

Pyetje: Pse nuk e keni mbledhur deri tani?
Gazment Bardhi:
Sepse nuk kemi pasur çështje për diskutim nga kryesia e partisë. Kryesia e partisë nuk mblidhet sepse kërkon një përfaqësues i medias. Kryesia e partisë është një institucion, ju lutem.

Pyetje: Zoti Bardhi, po mbështetësit që ju bashkuan foltores së zotit Berisha, a nuk janë demokratë dhe a nuk kanë të drejtë që të kërkojnë Kuvend?
Gazment Bardhi:
Patjetër, Patjetër. Dhe nuk kishte fyerje më të madhe për secilin që ka besuar në betejën për demokratizimin e Partisë Demokratike sesa tallja që pamë sot, me procedurën e shpikur, me procedurën e shpikur jashtë çdo rregulli të funksionimit demokratik të institucioneve të partisë.

Pyetje: Zoti Bardhi dhe diçka të fundit, ju deri dje keni deklaruar se nuk do ta vijoni Kuvendin kombëtar?
Bardhi:
Askush se ka deklaruar këtë, këtë e ka deklaruar Syri.net.

Pyetje: Jo, e ka deklaruar zoti Basha.
Bardhi: E
ka deklaruar Syri televizion, por nuk e ka deklaruar as zoti Basha.

Pyetje: E ka deklaruar...
Bardhi:
Nëse ma gjeni që e ka deklaruar zoti Basha.

Pyetje: Do ta gjej, do ta gjej...
Bardhi:
Unë dal dhe ju sqaroj, ajo që zoti Basha, për ta sqaruar për opinionin publik, pa emocion, ka thënë dhe i qëndroj dhe unë asaj deklarate, sepse është deklaratë në përputhje me statutin e partisë, që kuvendi kombëtar i Partisë Demokratike dhe institucionet e Partisë Demokratike nuk vendosin dot në diskutim, apo nuk marrin dot në shqyrtim vendimet e qeverisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Partneriteti... 

Pyetje: Po për ndryshimet në statut?
Bardhi:
Ku janë ndryshimet në statut, i dini ju? Kush janë ndryshimet në statut? 

Pyetje: A duhet të ishin propozuar sot zoti Bardhi? 
Bardhi:
Patjetër! Nëse anëtarët e kuvendit kërkojnë thirrjen e kuvendit kombëtar për të ndryshuar statutin, do duhet dhe ju e mbani mend, para 3 muajsh, kur është mbledhur kuvendi kombëtar keni pasur një linjë me ndryshimet statutore publike ku secili prej anëtarëve të kuvendit konsultonte ndryshimet statusore që miratoheshin, por nuk mbyllen demokratët në kasafortë, nuk ka arritur as Edi Rama t’i mbylli demokratët në kasafortë e jo më ti mbyllin anëtarët e Partisë Demokratike. Prandaj edhe njëherë dua ta përsëris, kjo nuk është koha për të luajtur blofin me demokratët, kjo nuk është koha për tu tallë me demokratët. Demokratët janë në betejë me regjimin më të egër që ka njohur Shqipëria në 30 vite, kanë halle dhe probleme të shumta dhe detyra e Partisë Demokratike, detyra e çdo demokrati është të jetë në përballje me regjimin e Edi Ramës. Tollovitë me procedura e shpikje stasutore që nuk ekzistojnë nuk ndihmojnë demokratët, ndihmojnë vetëm Edi Ramën. 

Pyetja: Zoti Bardhi, neni 47 i statutit të cilit ju ju referuat thotë se ju jeni përgjegjës për organizimin e Partisë, por në rastin konkret nuk ka asnjë pikë ku thotë se Sekretari I Pergjithshem ka të drejtë të kontrollojë..?
Gazment Bardhi:
Organizimi i Partisë Demokratike përfshin funksionimin e secilit prej organeve të Partisë Demokratike. Tani dua t’iu kujtoj secilit prej jush, mund edhe të nxjerrim procedurat e mbledhjes së kuvendit se cili prej anëtarëve të kuvendit, përpara ditës së kuvendit pajiset me një mandat që firmoset ose nga kryetari i partisë ose nga Sekretari i Përgjithshëm dhe me atë mandat të dhënë një muaj përpara secilit prej anëtarëve të kuvendit, paraqitesh përpara në sallën ku zhvillohet mbledhja e kuvendit dhe Komisioni i Verifikimit të Mandateve merr në dorëzim këtë mandat lëshuar nga Sekretari i Përgjithshëm apo nga kryetari i Partisë. Asnjë komision tjetër nuk i di kush janë anëtarët e kuvendit kombëtar. 

Pyetja: Do këtë një mekanizëm zhbllokues nëse kryetari i partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm nuk duan ta mbledhin kuvendin?
Gazment Bardhi:
Kryesia e partisë. Ka institucione Partia Demokratike, nuk është kryetari i vetmi institucion i Partisë Demokratike, sikundër nuk është Sekretari i Përgjithshëm institucioni i vetëm i Partisë Demokratike. Ka Kryesi parti, ka Këshill Kombëtar, ka edhe Kuvend Kombëtar. Secili prej këtyre institucioneve ka kompetencat e veta. Nuk vendos unë nëse mblidhet apo jo Kuvendi Kombëtar. Kur nuk e vendos unë si Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, nuk e vendos dot askush tjetër. Sepse janë institucionet e partisë që vendosin thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Prandaj dua ta përsëris. Boll më me bllof. Sot u bë e qartë që nuk ka arritur z.Berisha për fat të keq të mbledhë 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar që të më jepte mundësinë mua si institucion aspak institucioneve të tjera të Partisë Demokratike për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Pyetje: Nuk do të njihni Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit?
Gazment Bardhi:
Cilido është i lirë të bëjë foltore, të shprehë mendimin e tij. Ne kemi lindur si parti e lirë por askush nuk ka të drejtë të tallet me demokratët.
Nuk mund te tallesh me demokatët, t'i thuash atyre prej 2 muajsh që kam mbledhur 110% të firmave të Kuvendit Kombëtar dhe kur vjen dita për t'i dorezuar në institucionet e partisë që të thirret Kuvendi Kombëtar thua nuk i dorëzoj se i kam sekret.  Do t'i mbyll demokratët në kasafortë. Nuk mund t'i mbyllë dot askush demokratët në kasafortë!