Prokurorët suedezë marrin dëshmitë në Durrës, ish-zyrtari iranian nën akuzë për gjenocid

Gjyqi i një ish prokurori iraninan i akuzuar për krime kundër njerëzimit është zhvendosur në Durrës. Dëshmitarët Muxhahedine që jetojnë në Manzë janë pyetur këtë të mërkurë nga prokurorë të gjykatës suedeze për të hedhur dritë mbi vrasjet e mbi 30 mijë kundërshtarëve të regjimit iranian të mbëtur pa autorë

NGA SYRI TV

Durrësi do kthehet në qendrën e një gjykimi shumë të rëndësishëm të gjenocidit në Iran. Një prej zyrtarëve të regjimit iranian, i akuzuar për krim kundër njerëzimit dhe krime lufte, po gjykohet nga një gjykatë suedeze. Kjo e fundit në  bashkëpunim me gjykatën e Durrësit po merr në pyetje dëshmitarët kyç muxhahejdin që po qëndrojnë në Manzë.

Ditën e sotme është zhvilluar dhe seanca e parë, dëshmitari ka rrëfyer ngjarjen dhe krimet e kryera nga ish-zyrtari i regjimit.

Përfaqësues të kampit të Ashraf, në një deklaratë për media  u shprehën nga Gjykata e Durrësit se trupi gjykues në Suedi ka pranuar vetëm 7 dëshmitar por janë shumë më shumë që kanë vuajtur torturat e regjimin.

Një prej të  grave të mbijetuara nga terrori i  regjimit iranian  shprehet për syri tv se si i ekzekutuan 2 nga vëllezërit dhe torturan atë vetë për 5 vite  në qeli nën krismat e ekzekutimeve  çdo natë.

Gjykimi i Hamid Noury, i cili ka qenë zëvendës prokuror i një burgu në Iran ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende. Krimi për të cilin bëhet fjalë ka ndodhur në korrik 1988, kur mendohet se 30,000 të burgosur politikë u masakruan pas seancave gjyqësore të parregullta që zgjatnin një ose dy minuta. Të gjitha viktimat janë varrosur në fshehtësi në varre masive të fshehta.