'Lufta' me shëndetin mendor, supermodelja Bella Hadid flet për ankthin dhe depresionin

Supermodelja Bella Hadid ka folur për shëndetin e saj mendor në rrjetet sociale.

Ylli i pasarelave u kërkoi 47 milionë ndjekësve të saj, se kushdo që po përballet me problemet e shëndetin mendor duhet të kujtojë “që nuk është vetëm”.

25 vjeçarja ka folur më parë për luftën me depresionin dhe ankthin që kur ishte adoleshente.

“Rrjetet sociale nuk janë reale. Për këdo që ka vështirësi, ju lutemi mbani mend këtë. Ndonjëherë gjithçka që duhet të dëgjoni është se nuk jeni vetëm”, shkroi modelja, duke shoqëruar postimin me disa foto ku shihet duke qarë. “Nëse punoni mjaftueshëm me veten tuaj, kaloni kohë vetëm për të kuptuar traumat tuaja, shkaktarët, çfarë ju gëzon, rutinën, gjithmonë do të jeni në gjendje të kuptoni ose të mësoni më shumë për dhimbjen tuaj dhe si ta trajtoni atë. Dua që ju të dini, ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. ”

Në muajin janar, Bella Hadid u shkëput nga rrjetet sociale për t’u fokusuar në përmirësimin e shëndetit të saj mendor.