Ristani: Mbi 75 përqind e anëtarëve të PD pro Kuvendit, janë mbledhur më shumë se 4200 firma

Ish-deputeti i PD-së Arben Ristani, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi në Syri Tv, tha se 75 përqind e anëtarëve të PD janë pro Kuvendit Kombëtar.

Ristani thekson se janë mbledhur deri më tani më shumë se 4200 firma dhe po ndiqen të gjitha procedurat që duhen për të mbledhur Kuvendin.

“Në formularin ku janë hedhur firmat, janë parashikuar tre pika.  Njëra për ndryshimet në statut. E dyta, për shqyrtimin e veprimtarisë anti-staturore të kryetarit. Dhe e treta një referendum i mundshëm, por edhe kjo duhet parashikuar në statut. Sepse në mënyrë të padrejtë këto janë hequr nga statuti i PD. Duam të rivendosim referendumin dhe procedurat se si mblidhet referendumi dhe në rast se gjykohet do të ketë një referendum për të ratifikuar vendimet e Kuvendit.

Sipas statusit të PD-së, Kuvendi i Partisë Demokratike mblidhet kur e kërkon Kryesia ose Këshilli Kombëtar, por mblidhet edhe në situatë speciale, kur e kërkojnë një e katërta e e anëtarëve të Kuvendit ose një e katërta e anëtarëve të PD-së.

Në këtë rast, një e katërta e anëtarëve të Kuvendit ka kërkuar që të mblidhet Kuvendi i Partisë Demokratike, në realitet janë mbledhur shumë më tepër firma se një e katërta. Janë deklaruar 4200 firma, por unë e di se janë edhe shumë firma të tjera. Kuvendi bën verifikimin e mandateve. Tani duhet vetëm të presim thjesht 11 dhjetorin. Firmat janë depozituar te Edi Paloka. Ne po tregojmë respekt ndaj institucioneve të partisë”, u shpreh Ristani.