Januzaj drejt Seria A, ëndërronte Milanin por...

Adnan Januzaj është gati të zbarkojë në futbollin italian. Pasi ka provuar kampionatin anglez, gjerman dhe spanjoll, në CV-në e tij mungon edhe ai italian dhe duket se lojtarin shqiptar i cili përfaqëson Belgjikën e tundon një mundësi e tillë.

Këtë e ka pranuar edhe menaxheri i tij, Dirk De Vriese. Në të kaluarën, për Januzajn ishte interesuar Milani, por kërkesat e Real Sociedad bënë që kuqezinjtë të tërhiqeshin nga gara për lojtarin ofensiv. Tashmë në skenë ka dalë Napoli dhe menaxheri pranon se Januzaj është gati për një sfidë në një skuadër si ajo napolitane.

“Napoli? Pasi ka luajtur te Borusia Dortmund, Mançester Junajtid dhe Real Sociedad, do të ishte gati edhe për sfidën te Napoli, është mësuar që të luajë sfida të mëdha.

Kontrata i përfundon në vitin 2022, po diskutojmë rinovimin me Real Sociedad, por jemi gati të dëgjojmë ofertat në janar. Nuk ka pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me Napolin, por e di që ka interes”, tha menaxheri për futbollistin