VIDEO/ Çim Peka: Basti i Sali Berishës, ta bëjë PD-në partinë më demokratike në historinë e Shqipërisë

Gazeari Çim Peka u shpreh në studion e 'Ora 19:00' në Syri Tv me Juli Krisafi, se basti i Sali Berishës është ta kthejë PD-në forcën politike më demokratike në historinë e Shqipërisë. 

Mosha e Berishës, tha Peka, është fat për vendin, duke shtuar se ish-kryeministri nuk ka asnjë arsye për të mos iu përmbajtur zotimeve. 

"4200 firma po dorëzohen, janë edhe 600 ose më shumë firma që po mblidhen. Rreth 1200 janë jashtë Shqipërië, të cilët janë larguar pas 25 prillit, 'suksesit' të Lulzim Bashës. 7200 thotë zoti Basha ka delegatë Kuvendi. Pra, deri në këto momente vetëm 1200 delegatë nuk kanë firmosur. Përqindja është shumë e lartë. Ka edhe deputetë të rëndësishëm të grupit parlamentar të PD, që kanë thënë se do të jemi pjesë e Kuvendit, por që nuk kanë firmosur. Delegatët do të jenë të gjithë aty.

Ky është ndoshta procesi më transparent që ndonjë part politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri, por edhe vetë PD. Vendi ka fatin e madh moshën e Sali Berishës. Pse e them? Në këtë moshë ky njeri, n.q.s në të kalurën politike nuk ka bërë një parti tërësisht demokratike, sot nuk ka asnjë arsye të mos e bëjë këtë gjë, sepse nuk do të jetojë 200 vjet dhe nuk do të jetë 200 vjet kryetar i PD. Të vetmin bast politik që ka sot, ta lërë këtë parti partinë më demokratike që ka patur historia politike e Shqipërisë.

Do ta hapë, në mos them dot ta shqyejë rikthimi apo krijimi i fraksioneve, primaret për deputetë, kryetar bashkiak e primaret për kryeministër. Kjo parti, edhe për shkak të moshës së Berishës i cili nuk shqetësohet se çfarë do të ndodhë më vonë me karrierën e tij politike, do të kthehet partia më e hapur dhe më demokratike që ka njohur historia politike shqiptare", u shpreh Peka.