Trajneri Gliha debuton me humbje në krye të Kosovës, e mposht Jordania në miqësore në ‘Fadil Vokrri’
Kosova ka humbur në mënyrë surprizë në miqësoren e luajtur ndaj Jordanisë me rezultatin 2-0.
Kjo ishte ndeshja e parë për trajnerin Gliha në stolin e “Dardanëve”.
Kosova u paraqit me titullarët në këtë ndeshje, edhe pse ishte thjesht një miqësore.
Jordania shënoi në minutën e 18-të me sulmuesin Faisal, i cili depërtoi në qendër të mesfushës dhe shënoi golin e avantazhit.
Kosova u përpoq të reagonte, por rastet ishin të pakta. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve.
Pjesa e dytë nisi me më shumë vrull nga të zotët e shtëpisë. Të besuarit e Glihës u përpoqën të barazonin rezultatin, por u ndëshkuan përsëri.
Vojvoda gaboi në ndërhyrje brenda zone, duke i dhënë mundësi sulmuesit Al Daradre që të shënonte golin e dytë.
Ndeshja e radhës për Kosovën është ndaj Greqisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.