Modeles i ofrojnë 200 gamile ‘pajë’ për martesë, refuzon se nuk si të kujdeset për to

Modelja Ishita Gupta, nga India, ka thënë së fundmi se i është ofruar një çmim të madh por i pazakontë për t’u martuar me një burrë, por e refuzoi sepse nuk di si të kujdeset për gamilet.

Bukuroshja ka folur publikisht për refuzimin e “propozimit serioz të martesës” në pajën e shtrenjtë të të cilit përfshihej dhe malli i pazakontë i gjësë së gjallë.

 

Ishita komentonte për ngjarjen në profilin e saj të njohjeve të reja duke thënë se mes shumë propozimeve dhe dhuratave nga fansat, ishte dhe ajo e 200 gamileve.

“Vrisja mendjen se ku mund të mbaja gjithë këto gamile që po më ofronin për martesë, por më fund refuzova”, tha ajo.

 

Në disa vende të botës nuk është e pazakontë të ofrohen dhurata ose para në formën e pajës së martesës, madje edhe në perëndim ka qenë zakon deri në vitet 1900-të.

Por, Ishita thotë se refuzon para për dorën e saj në martesë: “Jam kundër martesave me mblesëri, preferoj të martohem me dashuri dhe kjo duket që nuk ishte hera e duhur për mua”.

 

Ishita shtonte: “Nuk më interesojnë gamilet, megjithëse kafshët i dua shumë, gamiljet janë një specie që kanë nevojë për kujdes dhe unë nuk kam eksperiencë për këtë”.

Më herët edhe modelja Cris Galera tha se i ishin ofruar 500 000 dollarë si pajë për t’u martuar me një sheik, por kishte refuzuar.

 

Cris tha: “Ai më tha në një mesazh se më ofronte $500,000 dollarë si pajë nëse martohesha me të”.