Berisha: 'Foltorja', lëvizja e dytë më e rëndësishme historike, pas vitit 1991

Ish-kryeministri Sali Berisha e quajti 'Foltoren' si lëvizjen e dytë më të rëndësishme historike në Shqipëri pas asaj të vitit 1991 që solli pluralizimin politik. 

"'Foltorja' tronditi Shqipërinë dhe u shndërrua në dritën e tunelit të zi ku ishin zhytur shqiptarët, që rrezatoi fuqishëm në arenën ndërkombëtare, është pas vitit 1991, lëvizja e dytë më e rëndësshme historike. Ju jeni dëshmitar të përpjekjeve djallëzore të narkoqeverisë por edhe aleatëve të saj ta pengojnë me çdo kusht këtë lëvizje, të shkurajojnë demokratët me deklarata absurde, me qëndrime antidemokratike, por që të gjitha dështuan. 

Qytetarët shohin te 'Foltorja' burimin e shpresës, shpërthimin e energjive, dritën drejt ngritjes dhe drejt fitores. Nuk mund ta mohoj se shohin te Sali Berisha një potencial të atillë që do ta bëjnë të harrohet Berisha i dytë në përpjekjen e demokratëve për një rikthim të suksesshëm. Në këto javë kam patur fatin e madh së bashku me bashkëpunëtorët e mi të takohem dhe të bisedoj me dhjetëra e mijëra demokratë, kam konstatuar vendosmërinë për t'u ngritur, besimin e tyre se liria dhe vota e lirë janë themeli i rindërtimit të PD.

Se bashkimi i demokratëve nga dita e themelimit të saj. Kush ishte dje në 'Foltoren' e Pogradecit. Merreni edhe njëherë atë filmim, në rreshtin e parë ishin themeluesit. Pse kishin ardhur? Sepse e dinë që ftesa ime për bashkim është më e sinqerta", u shpreh Berisha gjatë konferencës për shtyp nga 'Rogner'" për dorëzimin e 4200 firmave.