Dorëzimi i 4200 firmave, Albana Vokshi në konferencën e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paraqitur para mediave 4200 formularët e firmosur nga delegatët demokratë për zhvillimin e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

E pranishme në këtë koferencë për shtyp ishte edhe deputetja e PD Albana Vokshi njëherazi edhe Kryetare e LDGSH.

Gjithashtu të pranishëm ishin dhe deputeti i PD Flamur Noka, deputeti Oert Bylykbashi, deputeti Edmond Spaho, ish-dekretari Arben Ristani, ish-deputeti Aldo Bumçi, ish-deputeti Klevis Balliu dhe ish-deputeti Kletis Kruja.