Berisha: Do kthehem si kryeministër, Floriana Garo do jetë zëdhënëse e Foltores

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi konferencën për shtyp duke prezantuar drejtoreshën e komunikimit të Foltores. Bëhet fjalë për Floriana Garon, e cila ishte në krah të Berishës.

Duke folur përpara medieve, Berisha tha se kjo lëvizje synon rikthimin e tij si kryeministër.

“Dua të sjell para jush dokumentin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit shqiptar pas rrëzimit të komunizmit. Drejtoresha e komunikimit të kësaj nisme historike, që ka synim vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, fitoren e PD dhe rikthimin e Sali Berishës si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë.

Paraqes Floriana Garon, të cilën e njihni si gazetare të njohur suksesi në botën televizive shqiptare. Një studente e shkëlqyer dhe një konkurrente e suksesshme në garat e bukurisë në moshën e vet.

Sot Floriana është bashkuar me këtë lëvizje, me qëllimin më fisnik, për të dhënë më të mirën për suksesin e saj,” tha Berisha.