Dorëzohen katër mijë firma, Gjata: Askush nuk mund ta pengojë Kuvendin e PD, duhet të diskutohet…

Juristi Çlirim Gjata, në një intervistë në emisionin Task Forcë nga moderatorja Sonila Meço, foli për dorëzimin e katër mijë firmave për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

Gjata thekson se askush nuk mund ta ndalojë dot Kuvendin e PD-së, duke shtuar se aty duhet të diskutohen shumë gjëra që janë duke ndodhur në Partinë Demokratike.

“Kongresi do mblidhet sepse firmat janë mbledhur tashmë. Përderisa një e katërta mbledh Kongresin, kryetari duhet të mbledhë burrokratët e Kongresit. Katër mijë delegatë që mbledhin Kongresin, nuk i japin llogari askujt që do mblidhet për këtë gjë apo atë gjë.

Askush nuk mund ta pengojë Kongresin. Nuk duan që t’i japin vizë Berishës në SHBA, por zoti Berisha hap gjyq duke thënë se pse më ke quajtur të korruptuar, sepse është vepër penale korrupsioni, prandaj me të drejtë ka hapur proces gjyqësor. Në Kongres duhet të diskutohen shumë gjëra që po ndodhin në PD”, u shpreh Gjata.