Deklarata e Yuri Kim, reagon Evi Kokalari për Syri.net: Nëse ka prova, të shkojë dhe t'i tregojë në Kongres

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim në një intervistë për televizionin pranë kryeministrit, Edi Rama, Top Channel, Syri.net kërkoi një koment nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Komenti i Kokalarit ishte:

“Nëse ambasadorja Kim thotë se ka prova, atëherë ajo duhet të shkojë në Kongres dhe t'u japë atyre ato prova. Kongresmeni Lee Zeldin ka kërkuar t'i shohë ato pronva, dhe deri më tani Sekretari Blinken nuk ka qenë në gjendje t'i japë këto prova. Yuri Kim-it duhet t'i kërkohet nga Kongresi që të tregojë këto prova për të cilat ajo flet".

Reagimi i Kokalarit në anglisht: 

"If Ambassador Kim says she has proof, then she should go to Congress and give them that proof. Congressman Lee Zeldin has asked to see it, and so far Secretary Blinken has not been able to give that proof. Yuri Kim should be asked by Congress to show this proof she talks about".