Shoferi përplaset me bordurën e rrugës në Durrës, përfundon në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin rrugor Durrës – Katër Rrugët e Fllakës.

Bëhet me dije se shtetasi F.L 61 vjeç duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.11.2021, rreth orës 15:00, në aksin rrugor Durrës - 4 rrugët e Fllakës, shtetasi F. L., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz" ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.