Biznesmeni shqiptar kapet me 476 kg kokainë të pastër në makinë

Policia Rrugore e Arezzos dhe Guardia di Finanza kanë kryer një operacion që do të mbetet në historinë e qytetit italian për sa i përket luftës kundër trafikut të drogës.

Autoritetet kanë arrestuar një qytetar shqiptar, por banues i rregullt në Itali, i padënuar më parë, i cili u kap në autostradë me mbi katër kuintalë kokainë.

Shqiptari, pronar i dy kompanive ndërtimi në Itali, tërhoqi vëmendjen e policisë për shkak të zigzageve në rrugë, pa mbajtur krahun e djathtë, dhe mbi kruskot kishte një fenelinë të verdhë, zotërimin e së cilës nuk mund ta justifikonte.

Mjeti tip kamionçinë u ndalua nga patrulla e policisë rrugore dhe u shoqërua në rajon, ku drejtuesi dhe pronari i mjetit u identifikua si shqiptar me rezidencë në Firenze.

Ai ishte nervoz përballë pyetjeve të policës për praninë e fenelinës, nga ato që përdoren për mjetet që punojnë në kantiere. Ndërhyrja e Guardia fi Finanza verifikoi se ai ishte titullar i dy firmave ndërtimi. Më pas u vazhdua me kontrollin e mjetit që ishte i mbushur me vegla muratorësh, por pas heqjes së veglave të para dolën në dritë pakot e kokainës, plot 400, me peshë totale 476 kilogramë, me vlerë mbi 45 milionë euro.

38-vjeçari u arrestua menjëherë, ndërkohë që nisur nga sasia e madhe e drogës mendohet që ajo ishte e destinuar për një treg më të madh se ai i Arezzos, një qytet me 100 mijë banorë.