EMRAT - E rëndë në Tiranë/ Djali vdes nga infarkti, pas tij ndërron jetë edhe babai

Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë.

Biznesmeni nga Martaneshi Jashar Gjoni ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke pësuar infarkt.

Burime bëjnë me dije se i moshuari rreth 70 vjeç Zenel Gjoni nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

Jashar Gjoni ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.