Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 65-vjeçari në Shijak
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shijak këtë mesditë.
A. D., 65 vjeç, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ja njoftimi i plotë:
Shijak/Informacion paraprak
Me datë 10.11.2021, rreth orës 14:20, dyshohet se shtetasi A. D., 65 vjeç, banues në Shijak, në banesën e tij dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.