FOTO/ Përplasen dy makina në Elbasan – Peqin, plagosen dy gra

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin Elbasan - Peqin në afërsi të Bishqemit.

Mësohet se janë dy gra që janë lënduar si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Paraprakisht shpjegohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet gjithashtu se të plagosurat po marrin ndihmën e nevojshme mjekesore.