VIDEO/ Makina përplas këmbësorin në Vlorë
Një aksident është regjistruar në rrugën Transballkanike në qytetin e Vlorës.
Një automjet ka përplasur një kalimtar në rrugë i cili ka mbetur i plagosur.
Mendohet se i plagosuri është derguar me ambulanvcë me urgjencë në spital dhe është i moshës rreth 50-vjecare.
Automjeti që e ka aksidentuar është tip golf AA446BM.
Ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar nga policia.
NJOFTIMI:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, në orën 13:35, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale L. M, 54 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.