U arrestua për falsifikim dokumentash, Gjykata cakton masën e sigurisë për topografin e Himarës

Gjykata cakton masën e sigurisë “arrest me burg” për topografi Elton Markon

Topografi i bashkisë së Himarës i arrestuar nga policia, e ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.

Mësohet se Marko ka përpiluar vetë një dokument AMTP në emrin e tij dhe më pas e ka regjistruar.