Pse ndryshoi qëndrim Holanda? Rutte: Ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike

Për kryeministrin holandez Mark Rutte, Holanda ka ndryshuar qëndrim ndaj Shqipërisë dhe kanë dhënë ‘Ok’ për arsye gjeopolitike.

Sigurisht duke thënë fjalë të mira edhe për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, pasi ndodhet për vizitë në Tiranë, Rutte deklaroi se rajoni duhet të integrohet në BE, pasi vende të tjera mund të ndikojnë në këtë zonë politike.

‘Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi në këto dy vjet në fushën e drejtësisë për përmirësimin e rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit, por edhe fakti i të qenit rigoroz e të drejtë.

Të gjitha ne duhet të bëjmë shumë edhe vendi im, edhe Shqipërisë do i duhet të bëjë më shumë progresi ka qene i madh që e beri të mundur të themi PO është edhe çështje e sundimit të ligjit ekonomisë, krimit të organizuar dhe si bashkëpunojmë së bashku.

Ne duam që ky rajon të ketë perspektivë në BE për shumë arsye sepse jemi miq, sepse jemi fqinj por edhe sepse të tjerë mund të kenë influencë në këtë rajon, mund të përfitojmë gjë që ne nuk e duam.

Pra ka arsye gjeopolitike dhe gjeostrategjike për ta bërë një gjë të tillë', - u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte gjate konferences me Edi Ramen.