VIDEO/ Frikë në Lezhë, vajza e maskuar dhe me armë në dorë, del rrugëve natën
Prej disa ditësh, banorët e qytetit të Lezhës dalin me frikë jashtë banesave gjatë natës, pasi një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet, del në orët e vona, me një armë në dorë.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga SYRI TV dhe SYRI.net e reja shëtit me armën duke e lëvizur sa lart e poshtë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënderbej’ të Lezhës.
Banorët jashtë kameras thonë se ndihen të frikësuar duke bërë edhe denoncime në policinë e Lezhës.
Vajza, e veshur me një xhup të gjatë deri në fund të këmbëve dhe me kapuçin e vënë në kokë, pasi ecën disa hapa nxjerr armën nga xhepi dhe fillon të lëvizë dorën për lart, ndalon një moment dhe më pas ul armën e nis të eci sërish.
Policia ka kryer kontrolle gjatë mbrëmjes së djeshme, për ta ‘kapur në pritë’, por qëlluan pa fat.