EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar  nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë.

Shtetasi rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç ishte dënuar për veprat  penale “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kalim të paligjshëm të kufirit.”

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale “Falsifikim dokumentash” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” i Kodi Penal Rumun.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.