Ekzekutimi i biznesmenit në Dajt/ Vëllezërit e dyshuar para gjykatës, ja cilat janë provat
Ditën e sotme kanë dalë përpara Gjykatës së Posaçme dy vëllezërit, Rrushi të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i 'varrosur' me zhavorr në Malin e Dajtit ditën e shtunë.
Fredi dhe Pajtim Rrushi përpara trupit gjykues kanë mohuar akuzat.
Fredi Rrushi akuzohet se mori në makinë, e dërgoi në Dajt dhe vrau biznesmenin, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur 'Passat'-in.
Dy provat kryesore për të “gozhduar” vëllezërit, arma e krimit dhe makina me të cilën transportoi biznesmenin ende nuk janë në duart e hetuesve.
Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet.