Tenderi për uniformat e policisë, Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit

Gjykata e Larte prish vendimin e Apelit që ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 7 të dyshuarit për tenderin e uniformave dhe 1 tjetër në ‘arrest shtëpie’, ndërsa ka kthyer çështjen për rigjykim.

Për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar disa zyrtarë mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.