", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/10/auto_b_2111100211636534059.webp", "width": 800, "height": 533 } }

Alec Baldwin apelon 'Policia duhet të angazhohet në shesh'

Pas një ngjarjeje të pamëshirshme që ndodhi në xhirimet e filmit ‘Rust’, Alec Baldwin shkoi në rrjetet e tij sociale për të bërë një apel.

Aktori theksoi se është e nevojshme që policia të jetë e pranishme në xhirime dhe të monitorojë përdorimin e armëve.

“Në çdo xhirim ku përdoren armë, qofshin të rreme apo jo, produksioni duhet të punësojë policinë për të monitoruar sigurinë e të gjithëve”, shkroi Baldwin.

Poshtë postimit ai ka marrë komente të shumta.

Ndër të tjera ka pasur nga ata që e kanë mbështetur aktorin, por edhe nga ata që e kanë këshilluar që arma të mos përdoret fare për qëllimin e realizimit të filmit.

Për t'ju kujtuar, Alec vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souz. Arma nga e cila qëlloi, ishte ndihmësdrejtori i tij Dave Halls, duke pretenduar se nuk ishte e mbushur me plumba të vërtetë.

View this post on Instagram

A post shared by Alec Baldwin (@alecbaldwininsta)