Manchester United në krizë? Solskjaer jep 7 ditë pushime, të gjithë të habitur nga vendimi

Grumbullimi i lojtarëve me kombëtaret zakonisht shihet si një mundësi për trajnerët, të cilët mund të punojnë me futbollistë që nuk janë thirrur nga ekipet kombëtare dhe t'i ndihmojnë të rifitojnë formën dhe motivimin.

Ole Gunnar Solskjaer megjithatë mendon ndryshe dhe pavarësisht se Manchester United nuk po kalon një periudhë pozitive, ai ka vendosur t'u japë lojtarëve një javë pushim.

Siç raporton “Daily Mail”, tekniku fluturoi për në Norvegji dje me familjen e tij. Tabloidi britanik shton se të gjithë te “Djajtë e Kuq” ishin të befasuar nga ky vendim.