‘Gati t’i shqyejmë derën Bashës’/ Demokratja e revoltuar: Turp për Kim kukumjaçkën dhe atë zullufin tonë

Me qindra demokratë të zhgënjyer nga opozita e dështuar e Bashës në këto tetë vite, i janë bashkuar ish kryeministrit Sali Berisha, në foltoren e radhës që u zhvillua sot në qytetin e Pogradecit.

Gjatë bashkëbisedimit, me simpatizantët, një demokrate e flaktë dhe e revoltuar është shprehur e gatshme të shkojnë t’i marrin vulën Bashës, madje dhe t’i shqyejnë derën.

Qytetarja: Ju jeni nderi i kombit, turp të kenë ata që përpiqen të tallen me ju kur keni gjithë demokratët me vete. Yuri Kim Kukumjaçka, me Edi Ramën dhe këtë zullufin tonë dhe po të vërtiten. Del atje me Sorosin dhe na bën karshillëk. Për hatrin tuaj kanë votuar të gjithë. Meqe jemi këtu ta bëjmë këtu votimin. Si na orientoni që ne shkojmë tja marrim atë vulën atij kryetarit që nuk ka ardhur dhe t’i cajmë derën. Tu bëftë dita njëmijë dhe ardhshim sa me shpejt, na prij.