‘Erdhën për vettingun e afganëve’/ Kokalari akuza Bashës: Shfrytëzove kongresmenët e SHBA si foton me Trump

Nga foltorja e Pogradecit, aktivistja republikane Evi Kokalari nuk i ka ndalur akuzat në drejtim të Bashës, ku sipas saj ka shfrytëzuar politikisht për interesa personale, vizitën e kongresmenëve amerikanë ditën e djeshme.

Kokalari zbardhi deri diku qëllimin e vizitës së kongresmenëve amerikanë, të cilët kishin ardhur për të bërë vettingun e refugjatëve afganë të cilët para se të shkojnë në SHBA, duhet të kalojnë fazën e kontrollit për kriminelët.

Kokalari: Kongresmenët amerikanë erdhën për tu marë me vettingun e refugjatëve që vinë nga Afganistani të cilët duhet të shkojnë në SHBA duke kaluar vettingun, pasi kriminelët nuk shkojnë dot në SHBA por e keqja është se ata do ngelen këtu. Për tetë orë që erdhën ata ky vetting nuk mund të bëhet.

Gjithsesi kongresmenët u takuan me të drejtë me Ramën si kryeministër dhe nuk e di a takuan me presidentin Meta por u takuan me Bashën  dhe ky jep në një deklaratë që kemi mbështetjen e amerikanëve. Ishte e qartë sic ka shfrytëzuar foton me Trump në 2017 ku pagoi 500 mijë dollarë që unë e kam ngritur si problem dhe Basha më tha që do më padiste dhe unë vazhdoj ta ngrejë dhe ne e kemi bërë një ankesë në Bordin Elektoral Federal për këtë çështje dhe ai bëri sërish të njëjtën gjë me kongresmenët dje. Doli dhe tha se ata janë në mbështetje të tij dhe ata se kanë idenë fare se kush është Basha dhe çfarë ndodh. Pyetja ime për Bashën është, a ja ke shpjeguar se në çfarë situate është Shqipëria dhe si po përfiton ti që i sjell në PD.

Sali Berisha po lufton me Sorros dhe loja është e hapur tashmë.