VIDEO/ 'Si t'ia bëjmë'? Berisha tregon bisedën me Bashën: Më tha më kërcënon ambasadorja

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi nga Pogradeci bisedën që pati me Lulzim Bashën në zyrën e tij. 

Berisha tha se Basha i ishte ankuar për ambasadoren e SHBA, Yuri Kim se e kërcënonte. 

Lideri historik i PD theksoi gjithashtu se Basha e mori vetë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar, pasi e dinte që në Këshillin Kombëtar të PD do të rrëzohej. 

"Pati një debat këtu tek sovraniteti, më vjen (Lulzim Basha) dhe me thotë se, si t'ia bëjmë se ambasadorja kërcënon etj. I them, e di si është puna Lulzim, thuaji mos u bëj qesharake me kërcënime se nuk pyet Sali Berisha për kërcënime. As nuk kërcënoj dhe as më kërcënon njeri. Prandaj, mandati, kurrë nuk do mundet ndonjëherë sa ky vend të jetë i lirë dhe jo koloni, të und të diktojë kush se cili duhet të hyjë në parlament dhe cili jo, përveç zgjedhësve të këtij vendi. Çështja e sovranitetit në pamje të parëështë një fjalë por po ta kthesh me kryet mbrapa, me lavdi apo jo, pak kush mund të ketë derdhur gjak më shumë se ne, kemi mbijetuar, 500 vjet pushtim, në 1876 nuk na njihnin si komb në botë e tërë kundër nesh. Ne e kemi paguar shumë shtrenjtë dhe në fund ia kemi dalë se na ndihmoi Wilson. Kosovën e çliroi Klinton dhe e shpalli të pavarur George Bush. A mund të mendojë kush mbi tokë se ata që kontribuan më shumë se kushdo për sovranitetin tonë të kenë dëshirë të diktojnë se kush duhet të hyjë në Parlament e kush jo, në një vend sovran, sot anëtar i NATO-s. 

Ndaj i thash harroj. Në Parlament do të futem. Dhe i kam thënë se një part që dorëzon sovranitetin e vet, nuk duhet të ekzistojë kurrë në Shqipëri, sepse ajo nesër dorëzon sovranitetin e vendit. Dhe pas një jave më merr në telefon dhe më komunikon një vendim që s'kishte asnjë lidhje, nuk mund ta merrte vetë. Ne kemi një libër, një kushtetutë dhe thotë se vendimet i merr Këshilli Kombëtar me 2/3. Ky e dinte se Këshilli Kombëtar nuk do ta votonte kurrë një vendim të tillë dhe mori vendimin vetë. A mund të rrija unë duarkryq në këtë rast. Jo. Dhe nisa betejën. Por kur e kam nisur në mënyrë absolute nuk e kam ditur se cila është mbështetja që kam unë tek ju, psa 8 vitesh. Jo. 8 vite isha larguar, nuk kisha bërë një takim me ju", u shpreh Berisha.